Sporti

Derbi i javës së parë, formacionet e mundshme të ndeshjes Manchester United – Arsenal

08/17/2025 12:44
nga:G B

Premierliga këtë sezon ka nisur shumë fuqishëm.

E sot do të zhvillohet derbi i javës së parë, ku në ”Old Trafford”, Manchester United do të përballet me Arsenalin, ndeshje e cila nis në 17:30.

Të dyja skuadrat janë përforëcuar gjatë afatit kalimtar veror dhe pritet një ndeshje e zjarrtë.

Benjamin Sesko, Bryan Mbeumo e Matheus Cunha pritet të debutojnë te Manchester United, ndërsa Viktor Gyokeres dhe Martin Zubimendi te Arsenali.

Formacionet e mundshme:

Manchester United: Onana; De Ligt, Maguire, Yoro; Amad, Casemiro, Fernandes, Dorgu; Mbeumo, Mount; Cunha

Arsenal: Raya; Timber, Saliba, Gabriel, Lewis-Skelly; Zubimendi, Odegaard, Rice; Saka, Gyökeres, Martinelli.