Lajme

Nëntë të lënduar nga aksidenti mes gjashtë veturave në Gjilan

08/17/2025 07:06
nga:G B

Nëntë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti zinxhiror mes gjashtë veturave në Gjilan.

Lajmin për Klankosova e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Në këtë aksident nëntë persona janë lënduar dhe sipas raportit të mjekut lëndimet janë të lehta”, tha Hashani.

Tutje, ai u shpreh se njësia e trafikut rajonal po i heton rrethanat e këtij aksidenti zinxhiror.