“Sot, Ndërmarrjes Publike KRM “Ekoregjioni” Sh.A. iu ndërpre energjia elektrike!”.
Kështu ka njoftuar Burim Shala, kryeshef i kësaj ndërmarrjeje, raporton Gazeta Blic.
“Ne nuk jemi kompani prodhuese, nuk kemi punë që varen nga rryma nëpër zyra, por na është ndalur energjia vetëm pse kemi mbi 500 punëtorë!
A është kjo arsye për të ndalur një ndërmarrje publike?!”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
REAGIM:
Sot, Ndërmarrjes Publike KRM “Ekoregjioni” Sh.A. iu ndërpre energjia elektrike!
Ky është një veprim skandaloz, i paarsyeshëm dhe i papranueshëm ndaj një ndërmarrjeje publike që shërben për qytetarët.
Ne nuk jemi kompani prodhuese, nuk kemi punë që varen nga rryma nëpër zyra, por na është ndalur energjia vetëm pse kemi mbi 500 punëtorë!
A është kjo arsye për të ndalur një ndërmarrje publike?!
Nga 500 punëtorë, vetëm 25 janë në administratë, të gjithë të tjerët janë punëtorë operativë që punojnë çdo ditë në terren, duke mbajtur qytetet e pastërta dhe duke iu shërbyer qytetarëve.
Ku ka më keq dhe më të pa ditur se ky veprim i ZRrE-së?
Nëse sipas tyre është normale të ndalet rryma një ndërmarrjeje publike, atëherë pse të mos ndalet edhe Spitaleve, Qeverisë, Ministrive, Komunave e institucioneve tjera?
Kjo është padrejtësi e pastër dhe turp kombëtar!
Kërkojmë që kjo padrejtësi të ndalet!
Zoti na ndihmoft si popull!
Me Respekt
Burim Shala
Kryeshef Ekzekutiv i KRM “Ekoregjinit” Sh.A



