Lajme

Shukri Buja: Do të rrisim ndjeshëm investimet kapitale në Banullë dhe Baicë

08/16/2025 12:53
nga:Sh R

Kandidati për kryetar të Komunës së Lipjanit nga radhët e PDK-së, Shukri Buja, ka vazhduar takimet me shtabet e PDK-së, në Banullë dhe në Baicë, raporton GazetaBlic.

Buja thotë se gjatë mandateve të tij si kryetar, vetëm në Banullë ka realizuar mbi 2 milionë euro investime kapitale ku thotë se në mandatin e ardhshëm këto investime do të rriten ndjeshëm. Rritje të investimeve kapitale, Buja premton se do të ketë edhe në Baicë.

Postimi i plotë:

Ditën e përmbyllëm me dy takime të frytshme me shtabet e PDK-së në Banullë dhe në Baicë.

Gjatë mandateve të mia si Kryetar, vetëm në Banullë kemi realizuar mbi 2 milion euro investime kapitale. Në mandatin e ardhshëm këto investime do të rriten ndjeshëm. Po ashtu investimet kapitale do të rriten ndjeshëm edhe në Baicë.

Së bashku me Arsimin në Banullë dhe Arditin në Baicë, do të punojmë për të kompletuar infrastrukturën, si dhe për të krijuar mundësi më të mira zhvillimi e mirëqenie për banorët.