Lajme

Pjesëmarrje masive në takimet e përbashkëta, Shukri Buja premton projekte konkrete për qytetarët e Lipjanit

08/15/2025 19:43
nga:Mergim Rreci

Kandidati për kryetar të Komunës së Lipjanit nga radhët e PDK-së, Shukri Buja, po vazhdon takimet me qytetarët.

Në misionin e tij për t’u rikthyer në krye të kësaj komune, Buja po takon nga afër qytetarët, duke kuptuar kërkesat e tyre.

Gjatë ditës së sotme, Buja pati një takim të frytshëm me gra dhe vajza të reja nga qyteti i Lipjanit, ku diskutuan idetë dhe mundësitë për fuqizimin e tyre socio-ekonomik.

Ai u zotua se në mandatin e ardhshëm do të ndërmarrin masa konkrete për familjet dhe për gratë: rritjen e rolit të tyre në institucione dhe vendimmarrje, aftësimin profesional, punësimin, vetëpunësimin, si dhe përmirësimin e mirëqenies së tyre

Poashtu, Buja takoi qyteatarë në Gllogoc dhe në Jetën e Re, atje ku kishte pjesëmarrje masive.

“Gllogoci dhe Jeta e Re do të jenë pjesë e një zhvillimi të integruar urban me qytetin e Lipjanit, me investime të rritura dhe projekte konkrete që do të realizohen në mandatin e ardhshëm”, premtoi Buja.

/GazetaBlic/