Lajme

“Gatuajeni mishin e shkrirë menjëherë”, IKSHPK jep këshilla për parandalimin e shumimit të mikrobeve në ushqim

08/15/2025 16:03
nga:N K

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka dhënë disa këshilla se si të parandalojmë shumimin e mikrobeve në ushqim.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook nga IKSHPK thonë se qytetarët duhet të mbajnë higjienën e duarve dhe të mos lejën ushqimin jashtë frigoriferit.

“Mikrobeve u mjafton pak nxehtësi për t’u shumuar! Ja si të parandaloni sëmundjet nga ushqimi: “Mbajeni higjienën e duarve”, “Gatuajeni mishin e shkrirë menjëherë”, “Përdorni enë të pastra për mishin e papërpunuar”, “Mos e lini ushqimin jashtë frigoriferit”.