Një burrë 60 vjeçar ka vdekur sot në Pejë si pasojë e një aksidenti, ku i përfshirë ishte një kamion me rimorkio.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur në rrugën “Ardian Krasniqi” në lagjen Dardania të Pejës.
Gashi tha se rasti është nën hetim, teksa trupi i pa jetë është dërguar për obduksion.
“Sot rreth orës 9:43, policia është njoftuar për një aksident në rrugën ‘Ardian Krasniqi’ në lagjen Dardania. Në aksident të përfshirë kanë qenë një person dhe një kamion me rimorkio. Policia dhe Emergjenca kanë dalë menjëherë në vend të ngjarjes. Mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit derisa trupi i pa jetë është dërguar për obduksion”, bëri të ditur Gashi, klankosova.


