Sporti

Inigo Martinez rrëfen bisedën që kishte me Ronaldon pas kalimit tek Al-Nassr nga Barcelona

08/15/2025 09:49
nga:N K

Inigo Martinez ka folur për bisedën që pati me Cristiano Ronaldon pas transferimit te Al-Nassr.

34-vjeçari surprizoi botën e futbollit kur vendosi të ndërpriste kontratën me Barcelonën për t’u bashkuar me skuadrën e Al-Nassr me parametër zero.

Mbrojtësi spanjoll ka pranuar më pas se vendimi i tij kishte motivim financiar, duke përshkruar pagën e tij të re si të papërballueshme për t’u refuzuar.

“Kam një ndjesi të mirë. Ai më priti kur mbërrita në Portugali për stërvitjet e parasezonit dhe arritëm të bisedonim. Ai është i gëzuar dhe ndjej një atmosferë pozitive brenda grupit”, ka thënë Martinez.

Martinez është një nga përforcimet e shumta të Al-Nassr këtë verë, me Joao Felix që u transferua nga Chelsea në korrik.

Skuadra e Jorge Jesus po përfundon gjithashtu marrëveshjen për sulmuesin e Bayern Munich, Kingsley Coman, për një shumë që besohet të jetë pak nën 26 milionë euro.

Martinez mund të luajë në krah të Ronaldos kur Al-Nassr të përballet me Al-Ittihad në gjysmëfinalen e Supërkupës së Arabisë Saudite më 19 gusht.