Qytetarët e Kosovës gjatë këtyre ditëve u tronditën nga vrasjet që ndodhën. Një vrasje e trefishtë ndodhi të dielën në Gjilan, gjersa një tjetër në Prishtinë e Prizren.
Në mesin e të dyshuarve ka edhe persona me të kaluar kriminale.
Njohës të sigurisë thonë se shumica e personave që kryejnë vepra penale kanë kaluar më parë nëpër hallkat e sistemit të drejtësisë, por nuk janë trajtuar si duhet.
E pikërisht lidhur me vrasjet e fundit dhe sigurinë në vend, sot në ora 19:00 në Gjilan do të protestohet para Gjykatës Themelore të Gjilanit.



