Njohësi i marrëdhënieve diplomatike, Gani Rashiti, ka vlerësuar se Kosova duhet të jetë vigjilente në aspektin e sigurisë, referuar gjendjes me tensione që ka përfshirë Serbinë me protesta.
Ai u shpreh se Kosovën s’duhet ta zënë në befasi situatat e tilla, duke kërkuar angazhim për të bllokuar qëllimin e Aleksandar Vuçiqit për destabilizim.
”Kosovën s’duhet ta zënë në befasi situatat e tilla. Kosova nuk duhet të lejojë që një qëllim i tillë të realizohet në Kosovë. Fatkeqësia është se Kosova nuk ka institucione stabile, nuk ka institucione të reja të formuara. Megjithatë në këso raste duhet lënë partinë anash, e të shihet interesi shtetëror”.
Rashiti megjithatë ndër tjera, në Edicionin Special, tha se serbët kanë arsye tejet të logjikshme për të protestuar.


