Skuadra e Dritës e zhvillon sonte ndeshjen kthyese ndaj FCSB në Europa League.
Ky takim zhvillohet me fillim nga ora 20:00, me ‘Intelektualët’ që synojnë përmbysjen e madhe të rezultatit, shkruan GazetaBlic Sport.
‘GazetaBlic Sport’ mëson se rreth 10 mijë tifozë pritet të jenë në shkallët e stadiumit për ndeshjen e sotme, atje ku atmosfera do të jetë fantastike.
Policia e Kosovës ka kryer kontrollën rutinore para fillimit të ndeshjes së sotme dhe gjithçka është në rregull për zhvillimin normal të ndeshjes në kryeqytet.
/GazrtaBlic Sport/


