Uncategorized

Imri Ahmeti falënderon zjarrfikësit për mbi 370 intervenime gjatë vitit

08/14/2025 10:43
nga:Genita C

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka shprehur mirënjohje për punën e zjarrfikësve, duke theksuar se vetëm gjatë këtij viti ata kanë realizuar mbi 370 intervenime, raporton GazetaBlic.

“Heronjtë tanë përballen çdo ditë me zjarre dhe rreziqe për të mbrojtur jetën dhe pronën tonë. Faleminderit dhe mirënjohje!”, ka shkruar Ahmeti.

Postimi i plotë:

Vetëm gjatë këtij viti, heronjtë tanë kanë realizuar mbi 370 intervenime, duke u përballur çdo ditë me zjarre dhe rreziqe për të mbrojtur jetën dhe pronën tonë. 👏🏻👏🏻

Faleminderit dhe mirënjohje!