Lajme

30-40 mijë përdorues narkotikësh – sociologu Sumiç: Kjo shkakton dhunë e vrasje!

08/13/2025 23:37
nga:G B

Sociologu Jahir Sumiç ka thënë se në Kosovë janë rreth 40 mijë përdorues narkotikësh.

Të mërkurën në emisionin “Hambari”, Sumiç ka thënë se përdorimi i drogave të ndryshme por edhe alkoolit shkakton dhunë.

“Përdorimi i narkotikëve të ndryshëm në shoqërinë tonë është jashtëzakonisht i madh, i kemi 30 deri në 40 mijë përdorues të narkotikëve sipas hulumtimeve dhe regjistrimeve të fundit të agjencive kredibile në Kosovë”, ka thënë Sumiç.