Ish deputeti Fatmir Humolli, ka reaguar pas emërimit të Mentor Hysenit si drejtor i Administratës Tatimore të Kosovës, raporton GazetaBlic.
Humolli në një prononcim për GazetaBlic, thotë se logjika që ta kesh njeriun tënd partiak në një pozitë është mos besim në institucionin apo shtetin që e drejton.
Ai shpreh keqardhje që, sipas tij, ende nuk ka ndryshim në mënyrën e qeverisjes krahasuar me partitë që kanë udhëhequr më parë Kosovën.
“Logjika me pas njeriun tënd partiak në një pozitë është mos besim në institucionin apo shtetin që e drejton. Partia politike duhet të ketë program pune për mandatin që e ka e realizimi i ati programi duhet të bëhet me institucionet e shtetit. Kjo që emëron njerëzit partiak pa konkurs vetëm emrim, duhet të jetë vetëm në gjendje të paparashikuar. Është me të ardh keq që nuk ka ndrru mentaliteti nga partit tjera që kanë udhëheq në Kosovë. Populli thotë qka e kesh e vesh, VV ja tani është bërë kopje e partive të kaluarës”, përfundoi ai për GazetaBlic.


