Agjenti i Robert Lewandowskit, Pini Zahavi, zbuloi se sulmuesi mori një ofertë të majme verën e kaluar nga një klub saudit për t’u larguar nga Barca, por sulmuesi tha “jo”.
Zahavi ishte i bindur se Lewandowski nuk motivohej nga paratë dhe se ëndrra e tij ishte dhe është të qëndronte me katalanasit: “Mund ta shpjegoj se një vit më parë ai mori një ofertë nga Arabia Saudite që i ofroi 100 milionë euro në sezon. Në sezon! Dhe ai nuk donte të largohej. Ai donte të luftonte për tituj të rëndësishëm. Ai donte të luftonte për trofe me Barcën”, deklaroi ai.
/GazetaBlic Sport/


