Besfort Dervishaj, mesfushori i mirënjohur kosovar, do të jetë edhe sezonin e ardhshëm pjesë e skuadrës së Vëllaznimit nga Gjakova.
Dervishaj, kishte arritur marrëveshje me Drenicën, madje edhe kishte stërvitur me skuadrën nga Skenderaj, por që si pasojë e disa mosmarrëveshjeve me drejtuesit e klubit, ai zgjodhi të largohet.
Menjëherë, ish skuadra e tij, KF Vëllaznimi, u angazhua dhe siguroi rikthimin e tij në Gjakovë, atje ku futbollisti kishte luajtur prej dy vitesh.
Në një prononcim për ‘GazetaBlic Sport’, Dervishaj e pranoi se kishte mosmarrëveshje me drejtuesit e Drenicës dhe kjo ishte arsyeja që u largua.
Ai ka falënderuar maksimalisht drejtuesit e Vëllaznimit për interesimin e madh që kishin për rikthimin e tij, trajnerin Rexhepi, kurse falënderim pati edhe për tifozët, të cilët i janë gëzuar shumë lajmit.
“Jam larguar nga Drenica pas disa mosmarrëveshjeve me drejtuesit e klubit. I mënjehershëm ishte reagimi i Vëllaznimit, drejtuesve të klubit. E pranova me kënaqësi ofertën e rikthimit, sepse në Gjakovë ndjehem sikur të jem në qytetin tim. Falënderim i veçantë shkon për trajnerin dhe për tifozët e Vëllaznimit, të cilët më kanë mirëpritur përsëri në mënyrën më të mirë të mundshme. Do të bëjë maksimumin për të shpërblyer besimin e tyre dhe të arrijmë objektivat e përbashkëta”, tha Dervishaj.
/GazetaBlic Sport/


