Sporti

Statistikat para ndeshjes finale të Superkupës së Evropës

08/13/2025 16:29
nga:Mergim Rreci

PSG dhe Totenham përballen sonte në Superkupën e Evropës.

Ky takim do të zhvillohet me fillim nga ora 21:00, shkruan GazetaBlic Sport.

Skuadra franceze vjen në këtë takim si kampione në fuqi e Evropës, kurse anglezët, e fituan trofeun e Europa League.

Disa statistike para ndeshjes

Nëntë ndeshjet e fundit të PSG-së në Evropë e panë ekipin fitues të mbante portën e paprekur.

Kampionët në fuqi të UCL kanë fituar 11 nga 12 Superkupat e UEFA-s të fundit.

Pesë nga gjashtë humbjet e fundit zyrtare të Tottenhamit erdhën me një diferencë prej 2+ golash.

Shtatë nga dhjetë Superkupat e fundit të UEFA-s janë vendosur nga koha shtesë ose penalltitë.

/GazetaBlic Sport/