Sporti

Skuadra arabe po ‘çmendet’ për Dellovën, gati ta paguajë klauzolën e transferimit të tij

08/12/2025 22:34
nga:Mergim Rreci

Klubi arab, Al Najma po ‘çmendet’ pas Lumbardh Dellovës dhe është gati të paguajë klauzolën e tij për ta transferuar.

Burime të GazetaBlic Sport mësojnë se lojtari nuk do të luajë në ndeshjen e ardhshme, shkak situatës në merkato, pasi edhe CSKA Sofia i ka ofruar rinovim.

Trajneri i Al Najma e do me çdo kusht Dellovën, teksa lojtari do vendosë përfundimisht për të ardhmen brenda pak ditësh.

Do të mbetet të shihet se cila do të jetë përfundimisht e ardhmja e tij, me mbrojtësin që pritet të jetë pjesë e Kosovës për ndeshjet e ardhshme në muajin shtator.

/GazetaBlic Sport/