Lojtari i Barcelonës, Fermin Lopez, mohon thashethemet për largimin nga klubi.
“Tifozët e Barcelonës mund të qetësohen sepse unë do të qëndroj këtu. Nuk do të largohem nga Barcelona”, tha Fermin.
Manchester United, Bayern Munich dhe Chelsea janë të skuadrat e interesuara për spanjollin 22-vjeçar.
Lopez është produkt i akademisë së klubit katalanas, La Masia. Në sezonin 2024/25, ai bëri 46 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 8 gola dhe duke dhënë 10 asiste.
Kontrata aktuale e lojtarit me Barcelonën është e vlefshme deri në fund të qershorit 2029. Portali Transfermarkt vlerëson vlerën e lojtarit në 50 milionë euro.
/GazetaBlic Sport/


