Lajme

Personat në foto kërkohen nga policia për vjedhje

08/12/2025 16:12
nga:G B

Policia e Kosovës ka publikuar fotografitë e dy personave të dyshuar për vjedhje.

Sipas njoftimit në Facebook, policia kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personave.

“Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tyre, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected]”.