Sporti

PSG-ja e bën një blerje të bujshme nga Premierliga

08/12/2025 11:28
nga:Genita C

Kampioni i Evropës, PSG-ja është përforcuar në repartin e mbrojtjes.

“Parisienët”, transferuan mbrojtësin ukrainas, Ilya Zabarnyi nga Bournemouthi.

Zabarnyi, është blerja e dytë e PSG-së pas asaj të Lucas Chevalier nga Lille.

PSG-ja, pagoi rreth 66 milionë euro për ukrainasin, i cili do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare.

Ai pritet të udhëtojë në Udine, për t’iu bashkuar skuadrës për ndeshjen e Superkupën së Evropës ndaj Tottenhamit.