Banorë të Ferizajt kanë ngritur shqetësimin për mungesën e ujit të pijshëm dhe cilësinë jo të kënaqshme të ujit në disa shkolla të komunës.
Drejtoria e Arsimit ka mohuar raportimet, duke thënë se nuk ka probleme të theksuara me furnizimin me ujë.
Shkolla e fshatit Cernillë për muaj të tërë ka qenë pa ujë, duke rrezikuar madje edhe mbylljen, po ashtu edhe 5–6 fshatra të tjerë përballen me të njëjtën situatë./KlanKosova


