Lajme

Haxhiu i reagon Çitakut: Natyrisht se vendimet e Kushtetueses respektohen

08/11/2025 22:28
nga:G B

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ishte edhe kandidate e kësaj partie për Kryetare të Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu i ka reagaur deputetes së PDK-së, Vlora Çitaku.

Çitaku tha se Haxhiu ka lënë të kuptohet se VV nuk e respekton Aktgjykimin e Kushtetueses, por Haxhiu ka ndarë një sekuencë nga konferenca që mbajti të dielën ku ajo thoshte, “Ma gjeni vetëm një rast kur ne kemi thënë se nuk e respektojmë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, vetëm një rast. Natyrisht se vendimet e Gjykatës Kushtetuese respektohen”.

Pra, Haxhiu ndau këtë sekuencë të konferencës së saj, për të dëshmuar se në fakt, VV do ta respektoj Aktgjykimin.

Postimi i saj i plotë:

Vlora Çitaku paska deklaruar:

“Çfarë kemi dëgjuar nga deklaratat publike, konferenca e Haxhiut, çdo gjë deri më tani lë të kuptohet se VV-ja refuzon ta pranojë dhe ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Kjo është një situatë absurde, anormale, territor krejtësisht i pashkelur.”

Deklarata të tilla janë jo vetëm të pasakta, por edhe të qëllimshme në përpjekjen për të deformuar të vërtetën.

Këtë retorikë e kemi të njohur por me shpifje nuk mund të arrini asgjë.

Shikoni një pjesë të konferencës së djeshme, kur jam pyetur për këtë çështje.

Çdo përpjekje për ta paraqitur të kundërtën është thjesht manipulim politik.