Lajme

Një i vdekur dhe 10 të lënduar nga aksidenti në Komoran, dy në gjendje të rëndë

08/11/2025 21:21
nga:G B

Një person ka vdekur dhe 10 të tjerë janë lënduar nga aksidenti në Komoran ku u përfshinë gjashtë vetura.

Nga Emergjenca në QKUK kanë bërë të ditur se dy nga 10 të lënduarit janë në gjendje të rëndë.

Lajmin e ka konfirmuar Naser Syla, drejtori i Emergjencës në QKUK.

Ai bëri me dije se në total janë duke u trajtuar 10 persona të lënduar nga ky aksident, ku dy prej tyre, sidomos njëri – janë në gjendje më të të rëndë.

Policia jep detaje për aksidentin në Komoran: Disa të lënduar – të përfshira gjashtë vetura

Aksident i rëndë mes tri veturave në Komoran, të lënduarit të shtrirë në rrugë