Shenoll Muharremi ka komentuar vizitat e fundit të diplomatëve ndërkombëtarë, duke theksuar se takimet jashtë zyrës së Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, mund të tregojnë hezitimin e tyre lidhur me legjitimitetin e tij, raporton GazetaBlic.
Sipas Muharremit, diplomatë të lartë si Michael Reiffenstuel, Kaja Kallas dhe David A. Baker kanë zgjedhur të takohen në ambiente informale si restorante dhe kafe, dhe jo në zyrën e Kryeministrit.
Ai thekson se ky veprim mund të lidhet me bllokadën institucionale të Kosovës, ku ende nuk është formuar shumica parlamentare.
Përkundër kësaj, ai thekson se Peter Sorensen, i Dërguari i Posaçëm i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, ka qenë një ndër figurat e pakta që ka vizituar zyrën e Kurtit kohët e fundit.


