Lajme

Ismet Kryeziu: Interpretimi i Gjykatës rrezikon sistemin parlamentar, nevojitet reformë kushtetuese

08/11/2025 14:11
nga:Genita C

Ismet Kryeziu, nga KDI, ka komentuar interpretimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar atë si një vazhdim të vendimit të vitit 2014 që favorizon subjektin e parë politik dhe mundëson zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit pa shumicë parlamentare të dakorduar, raporton GazetaBlic.

Kryeziu e ka cilësuar këtë qasje si një devijim nga parimet themelore të sistemit parlamentar, duke theksuar se ky interpretim lejon konstituimin e Kuvendit pa një shumicë të dakorduar, çka është në kundërshtim me funksionin dhe vlerat e një demokracie parlamentare.

Ai ka apeluar për një reformë kushtetuese që të rregullojë këto praktika dhe të përshtatë Kushtetutën me parimet e sistemit parlamentar të Kosovës.