Kandidati për kryetar të Lipjanit nga radhët e LDK-së, Imri Ahmeti, po merr mbështetje të madhe për zgjedhjet e 12 tetorit.
Ai sot ka pritur në takim familjet Qadraku, Mëziu dhe Nishori nga fshati Blinajë, po ashtu edhe familja Bardhi nga Magura të cilat kanë shprehur mbështetjen e tyre për zgjedhjet e ardhshme.
“E veçanta e këtij takimi ishte se disa nga anëtarët e këtyre familjeve, të cilët më herët kanë qenë të angazhuar në parti të tjera si VV dhe PDK, tashmë i janë bashkuar vizionit dhe programit të LDK-së”, ka shkruar në postimin e degës së LDK-së në Lipjan.
Postimi i plotë:
Kryetari Imri Ahmeti po merr mbështetje të madhe për zgjedhjet e tetorit
Sot, në zyrën e LDK-së në Lipjan, kryetari Imri Ahmeti ka pritur në takim familjet Qadraku, Mëziu dhe Nishori nga fshati Blinajë, po ashtu edhe familja Bardhi nga Magura të cilat kanë shprehur mbështetjen e tyre për zgjedhjet e ardhshme.
E veçanta e këtij takimi ishte se disa nga anëtarët e këtyre familjeve, të cilët më herët kanë qenë të angazhuar në parti të tjera si VV dhe PDK, tashmë i janë bashkuar vizionit dhe programit të LDK-së.
Mbështetja e qytetarëve po rritet çdo ditë, duke dëshmuar besimin e madh që ata kanë për mandatin e radhës të kryetarit Ahmeti.
