Lajme

A dihen motivet e vrasjes së trefishtë në Gjilan?! Flet prokurori i rastit

08/10/2025 18:44
nga:Gazeta Blic

“Është ende herët të dilet me qëndrim për motivet”.

Kështu tha Prokurori i rastit në Gjilan në një konferencë për media pas vrasjes së trefishtë në Gjilan.

Për këtë vrasje po kërkohen tre persona: Mefail Shkodra, Edonis Shkodra dhe Engjul Shkodra

“Ju siguroj se rasti do të trajtohet me profesionalizëm dhe seriozitet nga Prokuroria Themelore në Gjilan”, tha ai.