Lajme

Këta janë tre të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë në Gjilan

08/10/2025 15:38
nga:G B

Sinjali ka mësuar identitetin e personave që po kërkohen nga Policia e Kosovës për ngjarjen e rëndë që tronditi sot Gjilanin, ku dy persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën me armë zjarri në “Cafiteria 2000”.

Të dyshuarit janë: • Mefail Shkodra • Edonis Shkodra • Engjull Shkodra.

Sipas burimeve të Sinjalit, ata dyshohen se kanë marrë pjesë në sulmin e armatosur ku humbën jetën Selami Hasani rreth 67-vjeçar dhe Abedin Hoxha rreth 68-vjeçar, ndërsa u plagosën Naim Hoxha rreth 41-vjeçar, Edmond Hasani dhe Bujar Hoxha rreth 41-vjeçar.

Policia ka aktivizuar një operacion të gjerë për kapjen e tyre, ndërkohë që motivet e sulmit ende janë nën hetim.