Lajme

“E ka shndërruar Prizrenin në kryeqendër të kulturës, filmit dhe ideve të reja”, Vjosa Osmani për “DokuFest”-in

08/09/2025 22:44
nga:Gazeta Blic

E para e vendit, Vjosa Osmani, ka vizituar Festivalin “DokuFest” në Prizren.

Osmani tha se “DokuFesti” e ka shndërruar Prizrenin në kryeqendrën e kulturës, filmit dhe ideve të reja.

“Një përvojë e mrekullueshme, ndërmjet historive që frymëzojnë dhe njerëzve që e bëjnë artin pjesë të përditshmërisë sonë”, shkroi Osmani.

Festivali “DokuFest” ka nisur më 2 gusht dhe do të përfundojë sonte, më 9 gusht.