Kandidati për kryetar të Lipjanit nga radhët e PDK-së, Shukri Buja, ka publikuar një video ku theksohet mungesa e një stacioni të autobusëve në këtë qytet.
Brenda videos, pasqyrohet gjendja e mjerueshme në të cilën është stacioni i vjetër, i cili nuk ofron asnjë shërbim, por ka mbetur vetëm si një objekt i mbushur me mbeturina.
Nga kandidati Buja, kjo gjë vlerësohet si një pasqyrë e një menaxhimi të dobët komunal nga kryetari Imri Ahmeti, i cili e ka humbur ndjeshmërinë për nevojat bazike të qytetarëve.
Buja shton se një qytet pa stacion është një qytet pa drejtim, andaj ofron alternativën e duhur, për një Lipjan funksional.
Kujtojmë se zgjedhjet lokale në Kosovë, për kryetarët dhe asambletë e komunave do të mbahen më 12.10.2025.
/GazetaBlic/


