Lajme

Manaj: Dehari do të duhej të tërhiqej nga kryesimi i seancës konstituive

08/09/2025 07:03
nga:Mergim Rreci

Shkëmb Manaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se kjo parti, pas aktvendimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese do të jetë pjesë e seancës konstituive të kuvendit dhe do të veprojë në pajtim me këtë aktgjykim.

Manaj tha se kryesuesi i seancës konstituive, deputeti më i vjetër që vjen nga VV-ja, Avni Dehari, do të duhej të tërhiqej nga udhëheqja e seancës konstituive.

“Jo vetëm të kërkojnë falje, por mendojmë se Dehari do të duhej të tërhiqej vet nga udhëheqja e seancës pasi tashmë është konstatim se ai e ka shkelur Kushtetutën e Kosovës dhe është moment kur ai do të duhej të reflektonte në pajtim me këtë aktgjykim”, tha Manaj në Edicionin Special në Klan Kosova.

Tutje, ai u shpreh se ishte pikërisht Dehari që sipas tij, me urdhra të VV-së, qëllimshëm ka vepruar në mënyrë anti-kushtetuese që ta bllokojë themelimin e institucioneve të Kosovës.