Uncategorized

LDK: Themelohet Shtabi Zgjedhor i Degës së LDK-së në Lipjan

08/08/2025 21:42
nga:Gazeta Blic

LDK në Lipjan e ka themeluar shtabin zgjedhor.

Sipas një njoftimi të lëshuar për media thuhet se shef shtabi është emëruar, Imri Ahmetiz

Postimi i plotë:

Themelohet Shtabi Zgjedhor i Degës së LDK-së në Lipjan

LDK-Dega në Lipjan ka themeluar zyrtarisht Shtabin Zgjedhor për zgjedhjet e 12 tetorit 2025.

Shef i Shtabit është Imri Ahmeti, ndërsa kryesia e degës do të veprojë si shtab i plotë i degës. Shtabi do të ketë të gjithë sektorët e nevojshëm për të menaxhuar fushatën.

Pjesë e këtij shtabi do të jenë gjithashtu drejtorët komunalë, asambleistët, si dhe grupet e ekspertëve për sektorë të caktuar, të cilët do të angazhohen me profesionalizëm dhe përkushtim për hartimin dhe zbatimin e strategjisë fituese.

Ekipi fitues është gati!

Me punë, përpara!
Fitore!