Lajme

U shkarkua si ud. drejtor i QKUK-së, Osman Hajdari merr drejtimin e spitalit të Prizrenit

08/08/2025 16:46
nga:Gazeta Blic

Osman Hajdari, ish-ushtruesi i detyrës së drejtorit të Qendrës Klinike Universitare është zjgedhur drejtor I Përgjithshëm I Spitalit të Prizrenit.

Për këtë pozitë, ai mori 88.4 pikë.

Hajdari ishte shkarkuar para një jave nga posti i ushtruesit të detyrës së drejtorit të QKUK-së.

Sipas raportimeve ekskluzive të gazetares së Klan Kosovës, Arbreshë Uka, shkarkimi i tij erdhi me vendim të drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, Elvir Azizi.

Në vend të Hajdarit është emëruar Mentor Zejnullahu.