Policia e Kosovës ka arrestuar dje pasdite në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë një person të shpallur në kërkim për disa raste të vjedhjeve të rënda.
Sipas informatave që ka siguruar Sinjali, bëhet fjalë për Mehdi Krasniqin, rreth 53-vjeçar, i cili është ndaluar nga njësitë e Stacionit Policor Fushë Kosovë. Pas verifikimeve, ka rezultuar se ai kishte pesë urdhër-arreste aktive, dy letër-rreshtime dhe një kërkim policor në fuqi.
I dyshuari ishte dënuar me vendime gjykate me 2 vite e 9 muaj burgim për veprën penale të vjedhjes së rëndë. Pas përfundimit të procedurave në polici, ai është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali për vuajtjen e dënimit.
Arrestimi u krye në kuadër të realizimit të urdhëresave gjyqësore.


