Sporti

Drita shpërdoron avantazhin e dy golave, përmbyset nga FCSB në Rumani

08/07/2025 22:30
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Dritës është mposhtur në ndeshjen e parë ndaj FCSB në Rumani, 3 me 2.

Drita kishte avantazhin e dy golave, por skuadra rumune shënoi tre herë në pjesën e dytë, për të përfunduar ndeshjen me fitore, shkruan GazetaBlic Sport.

Veton Tusha dhe Arb Manaj realizuan golat për ‘Intelektualët’, të cilët kualifikimin historik në ‘Play off’ të Europa League, do ta kërkojnë javën e ardhshme, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

/GazetaBlic Sport/