Skuadra nga Suhareka, Ballkani, ka marrë një fitore të rëndësishme kundër Shamrock Rovers në raundin e tretë kualifikues të UEFA Conference League.
Ndeshja përfundoi me rezultat të favorshëm për kampionët e Kosovës, 1 me 0, të cilët falë golit të shënuar nga sulmuesi Adetunji, siguruan një avantazh të vlefshëm për ndeshjen e kthimit, shkruan GazetaBlic Sport.
Ballkani vazhdon të tregojë formë solide në garat evropiane dhe synon të përsërisë suksesin historik të sezoneve të kaluara.
/GazetaBlic Sport/


