Lajme

Pacolli: Madhështor ishte rikonfirmimi i popullit se lufta e UÇK-së ishte legjitime

08/07/2025 20:28
nga:Genita C

Pas protestës masive kundër Gjykatës Speciale, Behgjet Pacolli tha se populli rikonfirmoi në mënyrë madhështore se lufta e UÇK-së ishte legjitime, e drejtë dhe e domosdoshme për lirinë e Kosovës, raporton GazetaBlic.

Ai theksoi se “Drejtësia duhet të jetë e drejtë”, duke kërkuar qasje të barabartë dhe të ndershme ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

“Madhështor ishte rikonfirmimi i popullit se lufta e UÇK-së ishte legjitime, e drejtë dhe më se e nevojshme për lirinë që ne po e gëzojmë.“Drejtësia duhet të jetë e drejtë””, shkroi Pacolli.