Lajme

Limaj: Kosova kërkon drejtësi, Parlamenti nuk e ka kryer detyrën e vet për monitorimin e zbatimit të ligjit për Specialen

08/07/2025 19:57
nga:Genita C

Pas protestës së sotme kundër Gjykatës Speciale, Fatmir Limaj deklaroi se Kosova kërkon vetëm drejtësi, të vërtetën dhe barazi para ligjit, raporton GazetaBlic.

Ai kritikoi Parlamentin për moskryerjen e detyrës në monitorimin e zbatimit të ligjit për Gjykatën Speciale, duke theksuar se që pesë vite më parë kishte propozuar përfshirjen e instituteve të pavarura për monitorim profesional.

Sipas tij, një qasje e tillë do të rriste besueshmërinë dhe transparencën e punës së Gjykatës dhe do të mbronte më mirë të drejtat e të akuzuarve.

“Liri për çlirimtarët – Lavdi UÇK-së!”, përfundoi Limaj.