Sporti

Dinamo i bashkohet garës për shërbimet e Bernard Berishës

08/07/2025 18:33
nga:Mergim Rreci

Sulmuesi kosovar, Bernard Berisha, është pjesë e diskutimeve në ditët e fundit.

Pasi e përfundoi aventurën e tij në Rusi, Berisha është ‘vërshuar’ nga oferta të ndryshme.

Gjatë ditëve të fundit kishte raportime për interesimin e FC Ballkanit për shërbimet e tij, kurse tashmë ka një skuadër të re që i është bashkuar garës për të.

‘GazetaBlic Sport’ mëson se Dinamo nga Shqipëria, ka shprehur interesim të madh për të siguruar ‘firmën’ me Berishën.

Skuadra shqiptare po përgatitet për disa ndryshime të mëdha, me disa lojtarë që do të shiten.

Kujtojmë që sulmuesi kosovar luajti 199 ndeshje, ndërsa shënoi 28 gola dhe kontribuoi me 23 asiste tek skuadra ruse.

/GazetaBlic Sport/