Lajme

Kapet 20-vjeçari në Prishtinë, ishte dënuar me 2 vjet e gjysmë burgim për pornografi me fëmijë

08/07/2025 09:41
nga:G B

Policia e Kryeqytetit ka arrestuar një 20-vjeçar të kërkuar nga drejtësia për veprën penale “Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”.

I arrestuari me inicialet B.B.C., shtetas i Republikës së Kosovës, ishte i dënuar me 2 vjet e 6 muaj burgim.

Ai është kapur mbrëmjen e kaluar nga njësitë e Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit dhe menjëherë pas arrestimit është dërguar në vuajtje të dënimit.