Sporti

Fisnik Zuka rrugës së Husein Demirit, afër largimit nga Vushtrria

08/06/2025 23:15
nga:Mergim Rreci

U prezantua tek Vushtrria më 17 korrik, por mund të jetë largimi i radhës nga kjo skuadër.

Fisnik Zuka, mbrojtësi i majtë, mund të mos e vazhdojë qëndrimin tek ekipi që luan në Ligën e Parë, mëson ‘GazetaBlic Sport’.

Ndonëse jo zyrtarisht, burimet e ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se largimi i tij nga kjo skuadër mund të ndodhë për shkak të mos përmbushjes së obligimeve financiare nga klubi.