Lajme

Aksident trafiku në rrugën Lipjan-Shtime, katër persona të lënduar

08/06/2025 22:12
nga:Genita C

Rreth orës 20:30 të mbrëmjes së sotme, në rrugën Lipjan-Shtime ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.

Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës tha se në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa si pasojë kanë pësuar lëndime katër persona.

Ajo shtoi se me hetimin e plotë po merret njësiti rajonal i trafikut.