Lajme

Arrestohen katër persona në Prishtinë, u rrahën pasi u aksidentuan

08/06/2025 20:59
nga:Genita C

Katër persona janë arrestuar të mëkurën në lagje Emshir në Prishtinë, pas një mosmarrëveshjeje ndërmjet tyre pas një aksidenti në trafik.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Personat janë arrestur për mospërfillje të urdhërave të zyrtarëve policor.

“Rreth orës 19:00 është pranuar informata për një mosmarrveshje mes disa personave pas një aksidenti në trafik, të ndodhur në rrugën ‘Ali Vitija’, në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ndërrmarrë veprimet e nevojshme dhe për mospërfillje të urdhërave të policisë, janë shoqëruar në stacionin policor katër persona.”, ka thënë Ahmeti.

Sipas saj, Polica është duke i trajtuar rrethanat e ngjarjes.