Sulmuesi legjendar i Bayern Munich, Thomas Muller, ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me ekipin amerikan të MLS, Vancouver Whitecaps.
Në gati dy dekadat e tij me Bayernin, 35-vjeçari ka fituar 13 tituj të Bundesligës, dy Liga të Kampionëve, gjashtë Kupa të Gjermanisë dhe tetë Superkupa të Gjermanisë.
Muller i bashkohet një skuadre nga Vankuveri. Skuadra e nisi mirë këtë sezon, por që atëherë ka humbur formën e saj.
Pa dyshim, Muller është transferimi më i rëndësishëm në të gjithë historinë e Vankuverit kanadez.
/GazetaBlic Sport/


