Sporti

“Drita duhet ta shfrytëzojë krizën e FCSB”, Haliti: Rezultati i ndeshjes së nesërme ka shumë rëndësi

08/06/2025 19:28
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Dritës është gati për sfidën e madhe ndaj FCSB.

Ekipi kampion i Kosovës ka udhëtuar në Rumani, atje ku do të synojë rezultat sa më pozitiv, në ndeshjen e raundit të tretë kualifikues në Europa League.

Ky takim zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:30, në Stadiumin Nacional në Bukuresht, atje ku paraprakisht kishte luajtur edhe Kombëtarja e Kosovës ndaj Rumanisë, në një ambient aspak miqësor.

Në një prononcim për ‘GazetaBlic Sport’, trajneri i mirënjohur kosovar, Gazmend Haliti, tha se do të jetë një ndeshje e vështirë për skuadrën kosovare, por që asgjë nuk është e pamundur.

Ai shtoi se duhet të shfrytëzohet maksimalisht kriza në të cilën po kalon skuadra rumune.

Ndeshje shumë e vështirë për Dritën, por aspak e pamundur. Nëse arrijnë të menaxhojnë presionin dhe të jenë cinikë para portës, mund ta bëjnë surprizën. Rezultati nesër është shumë i rëndësishëm për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në ndeshjen e kthimit. Duhet të shfrytëzohet kriza e skuadrës rumune“, tha Haliti.

/GazetaBlic Sport/