Elias Charalambous, trajneri i FCSB, u deklarua para duelit me Dritën në Europa League dhe këmbënguli në cilësitë e skuadrës kosovare.
Pavarësisht krizës së rezultateve që po kalon skuadra e tij, qiprioti u kërkoi lojtarëve të tij një reagim të menjëhershëm pas serisë prej katër humbjesh radhazi, transmeton GazetaBlic Sport.
Trajneri theksoi në konferencën për shtyp se e ka analizuar ekipin kosovar në detaje dhe ka vënë në dukje forcën e grupit.
“Do të jetë një ndeshje e vështirë. I kam analizuar. E përsëris, janë shumë të disiplinuar, të organizuar. Tani po përqendrohemi te ndeshja evropiane, nesër po luajmë një ndeshje shumë të rëndësishme për klubin “, tha trajneri qipriot.
Ai theksoi se, megjithëse në letër FCSB fillon si favorite e qartë, me një skuadër të vlerësuar 50 milionë euro krahasuar me 6.6 milionë eurot e kundërshtarëve, fusha do të vendosë gjithçka.
“Shpresoj të kemi një reagim në këtë ndeshje, sepse është shumë e rëndësishme për klubin, veçanërisht në Evropë, të bëjmë gjëra të mira. Varet nga ne. Duhet të tregojmë lojën tonë më të mirë për të marrë një rezultat të mirë. Ky është futbolli, kjo është jeta, nuk mund të fitosh gjithmonë. Nuk do të dorëzohemi kurrë, duhet të vazhdojmë”, tha Charalambous.
/GazetaBlic Sport/


