Sporti

Zyrtare: Prezantohet Ardon Jashari, do ta mbajë numrin 30 tek AC Milan

08/06/2025 17:37
nga:Mergim Rreci

AC Milan ka njoftuar transferimin e Ardon Jasharit nga klubi belg Club Brugge.

Mesfushori shqiptar ka nënshkruar një kontratë me kuqezinjtë deri më 30 qershor 2030, njoftoi klubi.

Jashari ka katër paraqitje për Zvicrën, me debutimin e tij në shtator 2022. Ardon Jashari do të veshë numrin 30.

Mbrojtësi i majtë është nënshkrimi i pestë i ri për Djajtë këtë verë, pas Pietro Terracciano, Luka Modric, Samuele Ricci dhe Pervis Estupinian.

/GazetaBlic Sport/