Afrim Veseli, ish-kolonel i FSK-së, ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në protestën e nesërme kundër Gjykatës Speciale, duke theksuar se nesër nuk ka parti, por vetëm UÇK.
Ai për GazetaBlic tha se protesta do të jetë një shpërthim i bashkimit kombëtar, duke përfshirë të gjithë: ushtarë, mjekë, mësues, gra, burra dhe të rinj.
Veseli u shpreh se nesër do të dëgjohet zëri i kombit për të mbrojtur lirinë dhe shtetin, dhe se shpirti i dëshmorëve do të jetë me ta.
Protesta do të zhvillohet në Prishtinë, në orën 17:00, për të mbrojtur lirinë që UÇK-ja dha për shqiptarët.
“Po, nesër e tërë Kosova UÇK.
Po, nesër nuk ka parti, nesër ka vetëm UÇK.
Po, nesër Malsia e Dugagjini, Llap e Karadak, Drenica e Nerodima, e krejtë, ne jemi UÇK.
Po, nesër do të ushtoj zëri i kombit tonë, për mbrojtjen e lirisë.
Po, ooo pooo, edhe shpirti i dëshmorëve tanë, do të jemi bashkë.
Në orën 17:00, në Prishtinë, bashkë si kurrë më parë, si shqiptarë, që mbrojmë lirinë dhe shtetin tonë.
Ushtarë e policë, mjekë e infermierë, mësues e profesoreshë, nëna e gra, burra e të rinj, krejtë bashkë, sepse UÇK është e secilit nga ne, është vetë liria që sot e jetojmë”, tha Veseli.


