Lajme

Policia konfirmon të shtënat në Prishtinë, arrestohet i dyshuari, i sekuestrohet arma

08/05/2025 23:38
nga:Mergim Rreci

Sot rreth orës 22:40, ka pasur të shtëna me armë zjarri në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, aty ku po mbahet festivali “Akull n’Verë”.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se rasti është raportuar rreth orës 22:40, me ç’rast është arrestuar edhe një person.

“Sot rreth orës 22:40 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë arrestuar personin e dyshuar dhe kanë sekuestruar një armë”, tha Ahmeti.

Sipas saj, nuk raportohet për persona të lënduar.